Flash News

KRYESORE

Vrasja e 49 vjeçares në Sharrë, policia arreston kunatin

Vrasja e 49 vjeçares në Sharrë, policia arreston kunatin

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Dashamir Xhepa, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së kunatës së tij, Lirie Xhepa. Ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt, në zonën e Sharrës në Tiranë, dhe prej dy javësh autori i dyshuar ndodhej në kërkim nga autoritetet.

Xhepa është arrestuar në qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër i cili ka e ndihmuar që të fshihej.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konfliktit për pronat.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.

Të fundit