Flash News

KRYESORE

Vuçiç refuzon letrën e Pacollit: Medvegja nuk do t’i kalojë Kosovës!

Vuçiç refuzon letrën e Pacollit: Medvegja nuk do t’i

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është nisur në jug dhe para se të arrijë në Medvegjë ku jetojnë edhe shqiptarët, ka folur për Kosovën.  Ai është shprehur se Serbia nuk ia jap Kosovës asnjë gjë.

Ndërsa për letrën dërguar nga Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, u shpreh se ka refuzuar ta lexojë.

“Unë sot do të shkoj edhe në Medvegjë e në Banjë të Siarinës. Dëgjoj deklaratat nga Prishtina, por natyrisht Banja dhe Medvegja kanë qenë Serbi, janë dhe do të ngelen Serbi.

Ka arritur më pas në qytet dhe ka folur për rëndësinë e investimeve, sidomos aty ku Serbia duhet të qëndroj. Të njëjtat porosi i ka patur edhe në fjalimin e tij këtu. U ka thënë se shteti do të ftoj investitorët dhe do ta mbështesë zhvillimin ekonomik”, u shpreh Vuccicc.

Më tej President i Serbisë ritheksoi deklaratën e mëparshme; “Edhe një herë po ju them Medvegja ka qenë dhe do të ngelet Serbi. Ne na duhen vetëm investime këtu”.

Të fundit