Flash News

KRYESORE

Xhaka provokoi tifozët, trajneri i Arsenalit e qorton në TV

Xhaka provokoi tifozët, trajneri i Arsenalit e qorton në TV

Granit Xhaka sot nuk u soll si një kapiten i Arsenalit, sepse doli nga fusha duke ironizuar tifozët e tij. Trajneri Unai Emery pas ndeshjes u shfaq i pakënaqur me reagimin e mesfushorit me origjinë shqiptare në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palace.

“Xhaka gaboi, por kjo është diçka për të cilën duhet të flasim në dhomat e zhveshjes. Nuk e kuptova gjyqtarin dhe reagimin e VAR-it. Dy javë rresht ka pasur penallti në favorin tonë, por arbitri nuk ka shkuar për ta kontrolluar dhe kjo duket e pakuptueshme", - deklaroi tekniku.

"Besoj se e merituan fitoren, por nuk ia arritëm. Ndihem keq, por dua të jem i qetë. Tifozët na ndihmuan në minutat e fundit, por qemë të pafat dhe goli nuk erdhi", - shtoi Emery.

Të fundit