Flash News

KRYESORE

Xheloz si partneri i Soni Malaj, Klevi e pengon këngëtaren në xhirime

Këngëtarja Soni Malaj është në një lidhje me Klevin që prej disa kohësh dhe madje ata e kanë zyrtarizuar dshurinë e tyre dhe me fejesë. Por Klevi është kthyer tashmë në “problem” për Sonin, pasi kudo ku është këngëtarja, është dhe ai.

Madje dhe këngëtarit porto-rikan, i ka rënë kjo në sy. Në një intervistë për “Lart e Poshtë” Soni ka rrëfyer ngjarjen që ka ndodhur teksa ka xhiruar klipin me Joëell Gram.

“Partneri im është kudo madje edhe gjatë xhirimeve të kripit. Joëell Gram madje më tha: Nuk e bëj dot se Klevi është aty. Ai nuk është xheloz se kupton natyrën time, që unë jam në punë dhe thjesht mundohem të përshtatem”, ka thënë Soni.

Gjithashtu, Soni ka rrëfyer se këngëtari nga Porto-Riko mendonte se ajo ishte latine:

“Ai kujtonte se isha latine. E kam takuar në një intervistë kur erdhi në Shqipëri. Kujtohem që më tha: “Si ka mundësi që je nga Shqipëria”, kur më pa duke performuar”.

Të fundit