Flash News

KRYESORE

Zbardhen vendimet e Samitit të Triestes… gjeni projektet për të cilat foli Edi Rama

Janë zbardhur vendimet e Samitit të Tirestes dhe projektet që Bashkimi Europian do të financojë në Ballkanin Perëndimor.

Janë tetë projekte për të cilat janë dhënë paratë nga Brukseli, një në sektorin energjisë dhe shtatë në sektorin e transportit. Asnjë prej këtyre projekteve nuk prek Shqipërinë, ndryshe nga pretendimet e kryeministrit Edi Rama dhe drejtoreshës së tij, Majlinda Dhuka.

Projektet për të cilat janë dhënë paratë janë ato që njoftoi Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, të përqëndruara kryesisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Ndërkohë, projektet e pretenduara nga Rama nuk ndodhen fare në këtë listë, ku projektet e financuara kapin shifrën e 535 milionë euro

Projektet që do financohen nga BE sipas Ramës dhe Dhukës:

Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit;

Ndërtimi i by-pass-it të Lezhës;

Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor;

Zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës dhe infrastruktura e biznesit;

Projekti rajonal i sektorit energjetik për linjën e transmetimit me OST;

Projektet që do financohen realisht nga BE:

Të fundit