Flash News

KRYESORE

Zbriti nga motori për të blerë në market, makina përplas për vdekje të riun në Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër mbrëmjen e sotme. Një automjet ka përplasur për vdekje të riun Mirjan Kaceli.

News 24 raporton se sipas burimeve në vendngjarje, i riu zbriti nga motori dhe iu drejtua marketit, por u përplas për vdekje nga një mjet me shpejtësi.

Në pamjet e siguruara nga News 24 duket pjesa e përparme e automjetit e shkatërruar. Nga raportimet e para thuhet se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e automjetit tip Benz.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit