Flash News

KRYESORE

Zbulohen bizneset e familjes Sota, e përfshirë në skandalin “Tahiri”

Zbulohen bizneset e familjes Sota, e përfshirë në skandalin

Nga një kërkim i thjeshtë në Qendrkën Kombëtare të Biznesit, mund të shihen se cilat janë bizneset që zotërojnë Orest Sota, i riu që u ndalua dje në Elbasan, me 863 mijë euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit, si dhe ato që zotërohen nga babai i tij Lefteri.

Dy firma ndërtimi, një firmë porcelanesh, një gazetë, si dhe një bankë janë mes sipërmarrjeve apo aksioneve që zotërojnë Lefter Sota dhe i biri i tij, Oresti.

Lidhur me kompaninë Eco Construction, të këtij të fundit, ajo u krijua vetëm në vitin 2015, kohë e mjaftueshme për Ministrinë e Brendshme, për t’i besuar një tender prej rreth 2 milionë dollarësh, për të rindërtuar komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Të fundit