Flash News

KRYESORE

Zbulohet diamani që fsheh një nga sekretet më të vjetra të Tokës

Zbulohet diamani që fsheh një nga sekretet më të vjetra

Minatorët e minierës së diamanteve të Cullinan në Afrikën e Jugut kanëzbuluar një gur të çmuar që e mbante mineralin në brendësi. Guri është gjetur në një kilometër thellësi. Elementi perovskit i silikatit të kalçiumit (CaSi03), normalisht gjendet në 650 kilometra thellësi sepse më afër sipërfaqes bëhet i paqëndrueshëm.  Ky element nuk ishte parë kurrë në koren e tokës.  Lajmin e publikoi revista“Nature”.  Graham Pearson, një nga gjeokimikët tha se askush nuk ka arritur ta mbajë këtë mineral të qëndrueshëm në sipërfaqen e tokës dhe se e vetmja formë e mundshme për ta ruajtur në sipërfaqe është ta mbash në një kontenitor  fleksibël, shkruan Bota.al.

Në një proces prej miliona vitesh besohet se diamanti është formuar 700 km larg nga sipërfaqja, përreth një pjesë të vogël të këtij minerali që ka pothuaj 0,031 milímetra gjerësi. Kjo zonë e planetit ka një presion prej 240.000 herë më të madhe sesa presioni atmosferik në nivelin e detit. Këtu është formuar ky gur i çmuar që me kalimin e kohës u ngrit deri në zbulimin e tij në Afrikën e Jugut.

CaSi03 është një mineral, ekzistenca e të cilit ishte një hipotezë, derisa u bë i ditur zbulimi. Për Pearson përfshirja e perovskitit në këtë diamand të veçantë tregon një riciklim të kores oqeanike në shtresën e poshtme të tokës dhe jep një provë thelbësore për atë që ndodh me fatin e pllakave oqeanike kur zbresin në thellësi të planetit. 

Të fundit