Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj paralajmëron dështimin e seancës nesër

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj

Kreu i PAN, njëkohësisht kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha sot në një konferencë për shtyp se mund të shtyhet sërish seanca e ditës së nesërme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kreu i AAK-së shprehu keqardhje për vonesat që janë bërë në formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, por sipas tij këto shtyrje mund të zëvendësohen me një qeveri me të gjërë, e cila do t’iu bëjë ballë temave të mëdha për vendin.

Haradinaj tha se janë në konsulta të vazhdueshme me AKR-në e Behgjet Pacollit, por nuk ka bërë të ditur nëse kanë ndonjë marrëveshje apo nëse do të mund të arrihet gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa, i pyetur nëse ka bërë ndonjë marrëveshje me Listën Serbe, Haradinaj tha se ende nuk është mandatuar zyrtarisht për të formuar qeverinë dhe se marrëveshja eventuale mund të vijë vetëm pas mandatimit të tij.

 

 

Të fundit