Flash News

KRYESORE

"Zgjedhjet e 2021 me komisionerë jopartiakë", Balla: Reforma duhet të mbyllet në Qershor

"Zgjedhjet e 2021 me komisionerë jopartiakë", Balla: Reforma

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën plenare, duke folur për Reformën Zgjedhore u shpreh i prerë lidhur me kërkesat e opozitës jashtë parlamentare, ndërsa iu bëri thirrje palëve në tryezë që të gjejnë një zgjidhje, që brenda qershorit kjo Reformë të mund të përmbyllet.

"Unë nuk e di shqetësimin e opozitës lidhur me atë që kemi rëndë dakord të gjithë. Në janar kemi rëndë dakord, opozita parlamentare dhe jashtë parlamentare me mazhorancën për të krijuar një hapësirë të re komunikuese me opozitën jashtë, kemi rëndë dakord me tre palët për të diskutuar çështjet që ekspertët i kanë përmbyllur.

Nuk duhet të harrojmë që vendimmarrja i takon Kuvendit, ne e nxisim Këshillin Politik që të përmbyllë sa më shpejt, e kemi shkelur afatin për shkak të situatës së krijuar. Besoj se biem të gjithë dakord që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me komisionerë jopartikë, praktika që partitë votohen dhe partitë i numërojnë nuk do të jetë më,  votat do t'i numërojnë njerëz që nuk kanë lidhje me politikën dhe do të mbajnë përgjegjësi të ashpra për votën e lexuar gabim.

Thirrja ime është që të vazhdoni punën në Komisionin e Posaçëm të Reformës dhe t'i përmbaheni afatit. Duhet që brenda qershorit të votojmë reformën se e kemi kush për Konferencën e parë ndërministrore Shqipëri-BE", tha Balla.

Kultivimi i kanabisit medicinal, Balla: Është kulturë bujqësore, mund të përfitojmë deri në 500 mijë euro në vit

Të fundit