Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ ‘Lufta’ në Stamboll po mban në ankth të gjithë Turqinë

Zgjedhjet/ ‘Lufta’ në Stamboll po mban në ankth të

Më pak se 14 kuti kanë mbetur për t’u numëruar në Stamboll, në një betejë të ngushtë që po mban në ankth të gjithë Turqinë. Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu po kryeson me një diferencë shumë të ngushtë përballë kandidatit të mazhorancës, Binali Yildirim.

48.78% të votave kanë shkuar deri më tani për opozitën në Stamboll, ndërsa 48.52% të votave kanë shkuar për partinë presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e fortë politike për presidentin Erdogan, i cili në fillimet e karrierës së tij ka qenë edhe kryebashkiak i qytetit më të madh truk.

Gjithsesi, duket se mazhoranca nuk do të dorëzohet lehtë pasi janë bërë ankimime edhe për shumë vota që janë shpallur të pavlefshme.

Por ndërkohë që fati i Stambollit pritet të vendoset për pak minuta, është faktuar humbja e Erdogan në disa qytete të tjera të rëndësishme, përfshirë Ankaranë, kryeqytet i vendit. Opozita ka fituar gjithashtu në Izmir, Ajdin, Antalja, Adana dhe Mersin.

Zgjedhjet lokale në Turqi u zhvilluan ditën e djeshme, ndërkohë që numërmi i votave është realizuar me shpejtësi dhe brenda afateve.

Të fundit