Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhjet në Kosovë si në Danimarkë’, Meta: Të shkëlqyera!

‘Zgjedhjet në Kosovë si në Danimarkë’, Meta:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET, është ndalur te zgjedhjet në Kosovë.

Na duket sikur ishin zgjedhje në Danimarkë, aq të shkëlqyera ishin”-tha Meta.

Më tej presidenti nënvizoi se sistemi në Kosovë ka ndikuar që këto zgjedhje të jenë të lira, me theksin se i jep mundësi qytetarit të shprehë mendimin e tij dhe i vendos partitë nën presion për të vënë në krye figura sa më përfaqësuese.

“Zgjedhjet në Kosovë kanë veçanti edhe sistemin elektoral. Ata kanë lista të hapura. Voton për partinë dhe për listën e kandidatëve. Ajo që i bëri këto zgjedhje konkurruese është që LDK të vendoste si kandidate për kryeministre një figurë që herën e kaluar ishte vendosur e 87-ta në listën e partisë dhe kishte dalë e para apo e dyta në gjithë Kosovën. Kjo i dha rritje LDK-së. Drama jonë fillon në 2008. Ajo që ndodhi me këto lista të mbylluara është një problem i madh. Edhe partitë u mbyllën dhe sistemi është bërë më i mbyllur. Nuk ka më deputetë që bëjnë oponencë. Kjo e ka goditur në thelb demokracinë parlamentare dhe ky problem duhet parë me kujdes edhe në reformën zgjedhore”,- tha mes të tjerash Presidenti.

Të fundit