Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko fiton me mbi 80% të votave

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko fiton me mbi 80% të

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, ka arritur të fitojë zgjedhjet presidenciale në vend të mbajtura ditën e djeshme me 80,23% të votave.

Ndërkohë, rivalja e tij kryesore Svjetlana Tihanovskaja, e cila është kandidatja e opozitës bjelloruse, fitoi vetëm 9,9%.

Lidia Jermoshina, drejtuese e Komisionit Bjellorus të Zgjedhjeve, njoftoi sot se Tihanovskaja kishte dalë e dyta, me tre kandidatët e tjerë që morën më pak se 2% të votave.

Siç raportojnë mediat e huaja, pas mbylljes së votimit ka pasur përleshje mes forcave policore dhe protestuesve të cilët janë shprehur të pakënaqur nga rezultati final i zgjedhjeve.

Lukashenko, 65 vjeç, ka udhëhequr ish-republikën sovjetike në Europën Lindore, midis Rusisë dhe anëtares së BE-së, Polonisë, për një çerek shekulli.

Të fundit