Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhorja’ në përfundim, Yuri Kim 'presion' palëve: Punoni gjatë fundjavës

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar lidhur me progresin që është bërë për Reformën Zgjedhore.

Përmes një shënimi në Twitter, ajo u shpreh se sot u arrit më shumë përparim.

Ambasadorja Kim thekson se akoma nga kjo reformë kanë mbetur edhe 2-3  çështje të pazgjidhura, ndërsa ju kërkon palëve që të mos zhgënjejnë për atë që kanë premtuar dhe të punojnë edhe në fundjavë.

Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur me COVID).

Jo çdokush do të marrë gjithçka që dëshiron – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni 🇦🇱!”, shkruan Yuri Kim.

Të fundit