Flash News

KRYESORE

Zgjerimi detar i Greqisë, sqaron eksperti Metalla: Natyrisht që ka impakt, çdo centimetër i hapësirës sonë duhet mbrojtur

Zgjerimi detar i Greqisë, sqaron eksperti Metalla: Natyrisht që ka

Debatit të fundit lidhur me zgjerimin e kufirit detar të Greqisë me 12 milje në detin Jon, i është bashkuar edhe eksperti Osman Metalla, i cili shprehet se të drejtën për tu zgjeruar Greqisë nuk ia mohon apo garanton Shqipëria por konventat ku aderojnë vendet.

Në një intervistë për News24, Metalla sqaroi se nëse Shqipëria do bëjë ndonjë marrëveshje të mundshme me Greqinë, duhet të ketë transparencë për publikun dhe të ruhet çdo centimetër i hapësirës sonë detare.

Më tej ai ka shtuar se zgjerimi detar i Greqisë ka impakt në Shqipëri, por si fillim Greqia miratimet përkatëse i depoziton në OKB, ku pasi pranohen pa kontestime ndërkombëtarisht, atëherë ulet në bisedime me palën shqiptare.

“Deklaratat duhet të jenë të kujdesshme kur bëhet fjalë për një çështje kaq të nxehtë. Kjo çështje është një e drejtë që i buron nga konventa e ligjit të detit, këtë të drejtë s’ja mohojmë dot neve Greqisë. Por, Greqia miratimet përkatëse i bën pranë parlamentit dhe i depoziton në OKB. Pasi pranohen pa kontestime ndërkombëtarisht, atëherë ulet në bisedime me palën shqiptare. Pa u bërë një gjë e tillë, nuk ka pse prononcohet Shqipëria.

Ka një precedent në vitin ’70 kur Shqipëria bëri një dekret dhe u zgjerua në det me 15 milje, SHBA bëri një notë proteste që të tërheqë gjerësinë nga 15 në 12 sic e kërkon e konventa e detit. Pra çështja e zgjerimit është çështje e Greqisë.

Natyrisht që nuk mund të themi se është pa impakt te neve, do të duhet të ndajmë hapësirat detare, në këtë pikë ne duhet të mbrojmë çdo cm katror të hapësirës sonë detare”, ka sqaruar Metalla.

Të fundit