Flash News

KRYESORE

Zidane shpall listën e Realit, ka dy surpriza në ekip

Zidane shpall listën e Realit, ka dy surpriza në ekip

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka postuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Clube Brugge në Champions League. Tekniku francez pritet të bëjë rotacion, ndërsa ka një surprizë të madhe.

Sulmuesi Gareth Bale ka lënë pas dëmtimin dhe do të rikthehet në dispozicion të teknikut të tij. Uellsiani nuk luajti në ndeshjen ndaj Espanyol-it, por do të jetë gati për belgët.

Brahim Diaz ka zënë vend në lsitë duke lënë jashtë sërish Marianon. Odriozola rikthehet dhe mund të marrë minuta në ndeshjen e nesërme, ashtu si portieri Areola.

https://twitter.com/realmadrid/status/1204072768926564358?s=20

Të fundit