Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri Pacolli: Ka shqiptarë fajtorë për krime lufte, duhet të dënohen

Zv/kryeministri Pacolli: Ka shqiptarë fajtorë për krime lufte,

Kreu I AKR ( Aleanca Kosova e Re) është shprehur se Gjykata Speciale për Krime Lufte e Kosovës, nuk do të ngrejë më akuza për elitën politike kosovare, në veçanti ndaj atyre që janë gjykuar më parë në Hagë, siç ishte rasti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

 “Individët që tashmë kanë bërë burg në Europë, e që pastaj janë liruar, janë kthyer, tani bëjnë punën e tyre për vendin,” është shprehur Pacolli në një intervistë për televizionin zviceran SRF.

Por zëvëndëskryeministri kosovar nuk mendon se të gjithë shqiptarët kanë dalë të pastër nga lufta e Kosovës. Ai thotë se ka shqiptarë që janë fajtorë për krime lufte.

“Eshtë e mirë që do te ketë akuza kundër atyre që në të vërtëtë kanë kryer krime lufte. Ka patur shqiptarë që kanë qënë fajtorë. Ata duhet të dënohen për këtë”, ka thënë Pacolli.

Të fundit