Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: "Gladiatori" Mandzukic ndryshon skuadër, i habit të gjithë me destinacionin e ri

ZYRTARE: "Gladiatori" Mandzukic ndryshon skuadër, i habit të

Mario Mandzukic është prezantuar në ekipin e tij të ri. Ai ka firmosur për skuadrën e Al-Duhailit në Katar. Palët ribashkohen pas 6 muajsh, pasi aziatikët e kërkuan kroatin me ngulm dhe në merkaton e verës, por ky i fundit zgjodhi të qëndronte me Juventusin.

Klubi publikoi foto të Mandzukic duke nënshkruar kontratën e re. "Gladiatori" do t'u bashkohet atyre në janar dhe do të mbajë veshur fanellën e re. Mandzukic u largua me sherr nga Juventusi, pasi në 6 muajt e fundit nuk luajti për asnjë moment me klubin italian, madje nuk u stërvit.

Makthi ka marrë fund dhe futbollisti do të rikthehet në fushën e blertë që nga janari. Ai do të gjejë në skuadër ish-shokun e tij te "Zonja e Vjetër", Medhi Benatia. Të dy do të luftojnë për të shpallur Al-Duhalin kampion të Katarit.

 

Të fundit