Flash News

KRYESORE

Zyrtare: Partizani largon sulmuesin, një tjetër afrim në prag

Zyrtare: Partizani largon sulmuesin, një tjetër afrim në prag

Partizani ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Joseph Ekuban. 20-vjeçari nuk arriti të kishte minuta në kryeqytet duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje për 33 minuta në Superiore.

Drejtuesit e kuq kanë prishur huazimin me skuadrën italiane të Hellas Veronës dhe i riu është kthyer në Itali. Ky i fundit u afrua për shkak të vëllait të tij Caleb Ekuban që shkëlqeu me të kuqtë. Largimi i tij pritet t'i bëjë vend afrimit të Arthur Reginaldos. Sulmuesi shihet afër ekipit të kuq.

Njoftimi - "Klubi njofton përfundimin e huazimit të Josef Ekuban. Sulmuesi 19 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fillim të sezonit 2019-20 nga Hellas Verona, do të rikthehet në klubin Italian. FK Partizani dhe sulmuesi Ekuban kanë mbyllur sot bashkëpunimin mes tyre", - shkruan klubi i kuq.

Të fundit