Flash News

KRYESORE

Zyrtare, projektligji për teatrin nesër për votim në Kuvend

Projektligji që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar do të hidhet në votim në seancën parlamentare që do të mbahet ditën e nesërme.

Në faqen e Kuvendit është publikuar rendi i ditës për seancës e nesërme që do të nis në orën 10:00. Projektligji për teatrin është në pikën 5 të rendit të ditës.

Fillimisht për ligjin do të komisioni përgjegjës që është ai për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Ndërsa më pas, do të shprehen për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Pas shprehjes së komisioneve, do të jetë radha e grupeve parlamentare për të dhënë qëndrimet e tyre, për të mbërritur më pas te votimi. Për miratimin e këtij projektligji mjafton shumica e thjeshtë.

Të fundit