Flash News

KRYESORE

Zyrtare: UEFA merr vendimin për ndeshjen Inter-Ludogorets

Zyrtare: UEFA merr vendimin për ndeshjen Inter-Ludogorets

Ishte e pritshme prej disa orësh, por tashmë është edhe zyrtare nga UEFA.

Ndeshja e Interit dhe Ludogorets e vlefshme për Europa League do të luhet pa tifozë. Sfida europiane e mesjavës do të zhvillohet në San Siro dhe stadiumi italian ka mbyllur dyert nga frika për Koronavirusin.

Në Itali janë shumë të prekur nga ky virus dhe janë shtyrë disa ndeshje të kampionatit talian. Me ndeshjen e Europa League të Interit nuk mund të ndodhte ndryshe.

Interi e ka fituar përballjen e parë në Bullgari me rezultatin 0-2, me gola të Eriksenit (i pari si zikaltër) dhe Lukakut.

Të fundit