Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht te Milani, Ibrahimovic e nis aventurën e re me premtime

Zyrtarisht te Milani, Ibrahimovic e nis aventurën e re me premtime

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i ri i Milanit dhe dhurata më e madhe që klubi mund t'u bënte tifozëve kuqezi pa pjesës së parë plot probleme të sezonit aktual. Suedezi ka thënë fjalët e tij të para në sajtin zyrtar të klubit, ku premton se gjërat do të ndryshojnë me transferimin e tij në Milano.

“Po kthehem në një klub që e respektoj shumë dhe në një qytet që e dashuroj. Do të luftoj me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka që të arrijmë objektivat", ka deklaruar Ibra.

Ibrahimovic më 2 janar do të jetë në Milano për të kryer testet mjekësore.

Të fundit