Flash News

KRYESORE

2 artistet shqiptare në top listën e 10 më të mirave në botë

2 artistet shqiptare në top listën e 10 më të mirave në

Artistet shqiptare nëpër botë me talentin dhe suksesin e tyre kanë qenë gjithmonë ambasadoret më të mira të vendit të origjinës së tyre.

Kështu po ndodh edhe me dy emrat e sukseshëm të tregut ndërkombëtar të muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa, dy këngëtaret me origjinë shqiptare që janë të sukseshme dhe arrinë ta përkthjenë çdo produkt muzikor në një hit të padiskutueshëm botëror.

Vetëm para një jave të dyja këngëtaret publikuan nga një këngë të re dhe vetëm për kaq pak kohë kanë arritur majat në klasifikim.

Dua Lipa është renditur në vendin e 9-ta nga 10 këngët më të mira në botë, UK.Ndërsa, Rita Ora e 10-ta, duke u bërë kështu të dyja në top 10-shen e këngëve më të mira.

“New Rules” nga Dua Lipa dhe “Your Song” nga Rita Ora, janë këngët të cilat kohët e fundit po dëgjohen shumë në vend dhe anembanë botës.

Kjo listë është përpiluar nga Kompania Zyrtare e Grafikave, bazuar në shkarkimet, shitjen, CD, dhe Audio Streams.

Të fundit