Flash News

KRYESORE

Aksidente dhe dhunë ndaj grave, në pranga 4 persona

Aksidente dhe dhunë ndaj grave, në pranga 4 persona

Gjatë 12 orëve të fundit, policia e Dibrës ka vënë në pranga katër persona , dy për aksidente me pasojë vdekjen dhe dy të tjerë për dhunë në familje.

Është arrestuar Foni Snalla, 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, ka aksidentuar shtetasin K.K, i cili ka humbur jetën.

U ndalua shtetasi Nuredin Kurti, 58 vjeç, banues në Klos, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen B.K, 56 vjeçe. Kjo e fundit pasi ka dalë nga spitali ka humbur jetën ditën e djeshme.

Gjithashtu u arrestuan Ervin Pali, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Veli Ndoj, 38 vjeç, banues në Burrel për dhunën psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, M.P, 20 vjeçe dhe S.N, 24 vjeçe.

Të fundit