Flash News

KRYESORE

Aksidentohen dy autobusë shkolle në Gjermani, 40 të plagosur

Aksidentohen dy autobusë shkolle në Gjermani, 40 të plagosur

Dy autobusë shkolle, në rajonin e Bavarisë në Gjermani, janë përplasur sot dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rreth 40 persona, shumica prej të cilëve janë fëmijë.

“Mes të lënduarve, të paktën pesë janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit të Amerndorfit, rreth 20 kilometra nga Nurembergu, në qendër të Bavarisë”, theksoi një zëdhënës i policisë.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e përplasjes, por raportohet se të plagosurit në gjendje të rëndë u dërguan me helikopter në spital.

Të fundit