Flash News

KRYESORE

Analisti Afrim Krasniqi: Disa deputet të mazhorancës në ‘listën e zezë’ të amerikanëve

Analisti Afrim Krasniqi: Disa deputet të mazhorancës në

Për analistin Afrim Krasniqi, palët politike po përpiqen të fitojnë kohë para se të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund ngërçit në vend. Në emisionin ‘Opinion’, Krasniqi nuk kurseu kritikat edhe ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin shtoi se amerikanët i kanë dorezuar një ‘listë të zezë’ me deputete te shpallur 'non grata'.

“Po fitohet kohë, mazhoranca aktualisht nuk ka çfarë të artikulojë më. Pastaj i ka ca në parlament që janë në listën e amerikanëve si persona ‘non-grata’, nuk është se ka një listë cilësore. Rama po komunikon me ndërkombëtarët gjatë gjithë kohës, jo me publikun në Shqipëri.

Por, në e dimë përgjigjen e ndërkombëtarëve, e dimë se ku do shkojë; çështja është se sa të gatshme janë palët pët të negociuar. Do shkojnë drejt një marrëveshje apo do ndryshojnë sistemin për të shkaur të ai që kishim para vitit 2008. Të gjithë palët po testojnë vetën e vet. Për shembull: opozita arrin të mbledhë një numër të madh qytetarësh për shkak të pakënaqësisë ndaj qeverisë. Testi i parë do jetë më 16 mars”, deklaroi Krasniqi.

Të fundit