Flash News

KRYESORE

Anulohen tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve në Tiranë

Tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, janë anuluar.

Në listat e shkollave që preken është edhe ajo e “Sami Frashërit”, në të cilën disa ditë më parë u ndërhy nga Bashkia e Tiranës për të bërë shembjen e saj, ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi se do të ndërtohej nga e para në plotësim të të gjitha kushteve bashkëkohore.

Tenderat e anuluar janë ato për rindërtimin e shkollave 9-vjeçare “Hasan Vogli”, “Mangull”, “Pezë e Vogël”, “Qazim Turdiu”, “Murat Toptani” dhe “17-Shkurti”.

Është anuluar tenderi për ndërtimin e shkollës cikli i ulët “Pajan”, shkollës së mesme “Sami Frashëri” dhe dy kopshteve “Fikas” dhe “Gurrë”.

Të fundit