Flash News

KRYESORE

Armina Mevlani flet për planet e dasmës dhe fustanin e nusërisë

Armina Mevlani flet për planet e dasmës dhe fustanin e

Armina Mevlani e ftuar sot në programin “Ftesë në 5" me Bieta Sulon ka folur për planet e dasmës në të ardhmen dhe preferencat që ajo ka rreth saj.

Siç tregoi në emision, Armina nuk do të jetë një nuse tradicionale:

 “Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjerë, të personalizuar për mua. Dua dhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik etj. Tek disa nga takimet që kam pasur në udhëtimet e mia kam folur edhe për fustanin e dasmës."

Ende nuk dihet se cilës markë do ja besojë fustanin por mendohet të jetë midis, “Saab”, “Alexander McQueen”, dhe “Vivienne Westwood”.

Armina u shpreh se dasma do të jetë e afërt por nuk e ka me nxitim, pasi ka vite që bashkëjeton me Shkëlzenin dhe e konsideron bashkëshort prej kohësh.

Të fundit