Flash News

KRYESORE

Artan Fuga arrin të drejtojë 'Shtyllën e Pizës' 

Artan Fuga arrin të drejtojë 'Shtyllën e

Akademiku Artan Fuga ka patur një vit të ashpër në debatin publik. I përfshirë në betejwn e gjatë për Reformën e Arsimit të Lartë, e ka humbur atë. Megjithatë nuk është dorëzuar asnjë dekik duke e ndërtuar në Facebook 'kullën' e rezistencës intelektuale. Shqetësimi më i fundit i tij ka qenë një shtyllë e pjerrtësuar, e rënë në ijë, bash si Kulla e Pizës. Pas alarmit të Fugës, me sa duket ata që kanë veshë në Bashki kanë dëgjuar dhe shtylla është drejtuar.

Postimi i Fugës në Facebook:

Falenderoj të gjithë ata persona ose agjenci që e ringritën këtë shtyllë elektriku, e cila e rrëzuar prej kohësh jo vetëm pengonte qarkullimin rrugor, por edhe krijonte rrezik për banorët e rrugicës sime!

Ja pra se përse si qytetarë duhet të reagojmë e të bashkëveprojmë me agjencitë që na kanë për borxh shërbimet!

Jam i bindur se shmangëm edhe ndonjë dramë me pasoja të rrezikshme për jetën!

Të fundit