Flash News

KRYESORE

"Askush nuk flet mirë për të, Neymar vetëm provokon"

"Askush nuk flet mirë për të, Neymar vetëm

Kritika të shumta për yllin e PSG-së, Neymar. Kësaj here vjen nga trajneri i Montpellier, Michel Der Zakarian, i cili e ka quajtur brazilianin simulues dhe lojtar që nuk tregon respekt për rivalët.

Më saktësisht, bëhet fjalë për fitoren 3-1 të parisienëve ndaj skuadrës së tij. Në minutën e 72-të, Neymar shënoi nga goditja e dënimit dhe provokoi rivalët.

"Neymar ka një lojë që provokon gjithmonë kundërshtarët me aftësitë dhe driblimet e tij. Kur i ndërhyn, ai gjithmonë fillon e qan. Nuk diskutohet se është një lojtar i shkëlqyer dhe është gjynah që pas ndeshjes kur vjen puna tek ai flitet vetëm për veprimet jashtë futbollit. Të gjithë flasin keq për të”, ka deklaruar tekniku.

Të fundit