Flash News

KRYESORE

Basha e paralajmëroi që mbrëmë: Hetim për Ramën dhe DSIK-në për cënim të ligjit, sigurisë kombëtare dhe NATO-s

Basha e paralajmëroi që mbrëmë: Hetim për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se opozita ka nisur punën për të hetuar në të gjitha, format dhe mënyrat, duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zëvendësministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit informativ të shtetit, sa i takon, siç u shpreh kryedemokrati, dhunimit të ligjit për informacionin e klasifikuar sekret dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s.

“Nuk jam në dijeni të kërkesës së Presidentit, por që prej publikimit dje të dekretit të Presidentit, ashtu siç bëra publike dhe në emisionin “Opinion” mbrëmë, kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format e mënyrat duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zv.ministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit informativ të shtetit në dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret në Republikën e Shqipërisë dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s”, deklaroi Basha duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve.

Paralajmërimin për hetimin e kësaj çështjeje, Basha e bëri mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” ku tha se kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit, si dhe të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së NATO-s.

“Dhe pikërisht në këtë kohë, një nga hallkat, natyrisht jo më të forta të Aleancës, një vend i cili është përfolur për problematikë në mbrojtjen e sekretit shtetëror, propozon për ministër të jashtëm, ministri më kryesor i NATO-s, sepse të mos harrojmë, NATO është një aleancë politiko-ushtarake, jo ushtarako-politike, një person i cili ka neglizhuar për të paktën 6-7 muaj certifikatën e sigurisë. Ka qenë ky person këto kohë më informacion të klasifikuar? Këto janë pyetje që duhet të jenë subjekt i një inspektimi zyrtar, shtetëror, nga institucionet përkatëse. Po ju them një gjë fare qartë: Këtu kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit, si dhe të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së NATO-s”, u shpreh Lulzim Basha në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=OU6TAW_5twY&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=yv3kl0r-CSc&feature=youtu.be

Të fundit