Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron pas takimit me mjekët: Jemi përballë një katastrofe, të bëhet vaksinimi i gripit

Basha paralajmëron pas takimit me mjekët: Jemi përballë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu mjekë dhe ekspertët të shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në vend.

Teksa ka parashtruar disa nga problematikat që po ndesh sot sistemi shëndetësor, Basha ka paralajmëruar se vendi është përballë një katastrofe, për shkak të dy faktorëve, hapja e shkollave dhe sezoni i gripit.

"Duhet rritja e kapaciteteve testuese, duhet të kemi 2500 testime në ditë. Hapja e sezonit të shkollës, po hyn në fazën kritike dhe dy javë pas nisjes po shohim infektime të mësuesve dhe nxënësve.

Mësuesit janë pa maska, dezinfektaktët i blejnë vetë prindërit dhe e dyta është sezoni i gripit stinor. Kemi kërkuar që në korrik të merren masa për vaksinimin. Pasi do ketë vështirësi të madhe në diagnozë pasi simptomat janë të ngjashme, dyndja në spitale do jetë e papërballueshme dhe shkalla e menaxhimit po ashtu.

Do përballemi me situatë katastrofe prej kombinimit të faktorëve të hapjes së shkollava dhe gripit sezonal, nëse nuk marrim masat e duhura në këtë drejtim. Vendet evropiane kanë bërë vaksinimin masiv.

Është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë askush, as ju si mjekë, s’kanë asnjë informacion se çfarë masash janë marrë dhe çfarë dështimesh janë nxjerrë. Kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë. S’ka kohë të merremi me këtë dështim. Njerëzit po flasin për një valë të dytë, s’ka valë të dytë. Jemi në bishtin e valës së parë. Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundoj në një dokument konciz pune, një plan veprim që do t’ja paraqesim politikisht si opozitë qeverisë", u shpreh Basha, ndërsa tha se brenda javës do të jetë gati dokumenti për menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Të fundit