Flash News

KRYESORE

Basha: Të vendosur të paraqesim platformën ekonomike, të përqëndruar tek e ardhmja

Basha: Të vendosur të paraqesim platformën ekonomike, të

Kryedemokrati Basha ka folur pas mbledhjes së kryesisë me PD.  Nga selia e PD, Basha u shpreh se opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë.

“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri.

Fokusi ynë është te e ardhmja. PD e vendosur për platformën ekonomike. Ky do jetë përqëndrimi i energjive tona. Do përqëndrojmë energjinë tonë tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme, duke ndërtuar bashkë me shqiptarët rrugën e daljes nga kriza”, tha Basha.

Të fundit