Flash News

KRYESORE

Bashkimi Europian vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Bashkimi Europian vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Bashkimi Europian ka votuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Shërbimit të Intelegjencës iraniane dhe dy qytetarëve iranianë në vazhdën e akuzave për komplote të sulmeve në Danimarkë dhe Francë.

Sanksionet janë miratuar në mbledhjen e ministrave të Këshillit të BE-së, ndërsa vendimi pritet të bëhet publik shumë shpejt. Emrat e dy qytetarëve iranianë nuk janë bërë ende të ditur.

Kjo lëvizje vjen pasi Këshilli e rishikoi listën e terroristëve, asetet e të cilëve janë bllokuar nga ana e Brukselit. Kjo listë përfshin disa organizata dhe individë.

 

Të fundit