Flash News

KRYESORE

Berisha: Ylli Gurra fiton zgjedhjet e KMSH. Çfarë fshihet në qimet e mjekrës së Imamit

Berisha: Ylli Gurra fiton zgjedhjet e KMSH. Çfarë fshihet në

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, zgjedhjet për kryetarin e KMSH do i fitojë imami Ylli Gurra. Ai shprehet se në qimet e mjekrës së Imamit fshihet “Taulant Bamirs Mond Bega”.

“Fiton Imami i narkoshtetit!

Hei xhemat!

Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj.

Per analogji

Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega!

Rrofte kryeimami i narkoshtetit!

Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone!”, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e KMSH mbahen sot, ndërsa në garë janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Një ditë para zgjedhjeve u tërhoq papritur nga gara kryetari aktual, Skënder Bruçaj.

Të fundit