Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bizneset me emra të huaj, një mani e çuditshme e shqiptarëve që vazhdon prej një shekulli (dhe një artikull i v.1930)
Marsel Lela
Emërtimi në gjuhë të huaj i hoteleve, lokaleve, bareve, restoranteve, apo bizneseve të tjera, sot është bërë një gjë krejt normale për shqiptarët. Madje këto emra i ndesh rëndom nëpër rrugët kryesore të Tiranës në anglisht, frëngjisht, italisht, por nuk mungojnë as emrat indianë, kinezë, apo japonezë. Është krejtësisht normale kjo për metropolin e një vendi, i cili ka 30 vjet që është i hapur me botën, por i çuditshëm mbetet fakti se shumica e këtyre bizneseve nuk i përkasin pronarëve të huaj, por atyre shqiptarë.
Shqipja në ballinat e hoteleve, restoranteve apo kafeneve në kryeqytet shihet rrallë e më rrallë. Janë të paktë ata që, sidomos kohët e fundit kur emrat e huaj janë bërë bajat, u kanë vënë emra shqiptarë lokaleve apo restoranteve të tyre. Madje këta emra kanë filluar ta tërheqin edhe më shumë klientelën e pamësuar prej kohësh me emërtimet shqip në tabelat e bizneseve.
Kjo temë nuk ka kaluar e patrajtuar nga mediat shqiptare dhe ka pasur disa gjuhëtarë që janë shprehur të shqetësuar për dominimin e emrave të huaj mbi ata shqiptarë. Por kjo mani nuk ka qenë e pranishme te shqiptarët vetëm gjatë këtyre 30 viteve të fundit.
Gjatë kohës së Monarkisë, kur shqiptarët mund të lëviznin lirshëm, shumë sipërmarrës ndërtuan në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Kavajë e në vende të tjera të Shqipërisë bizneset e tyre. Këto biznese ishin kryesisht hotele, restorante, kafene dhe pastiçeri. Vlen të përmendet se emrat e pjesës më të madhe të këtyre bizneseve nuk kanë qenë në gjuhën shqipe. Një pjesë prej tyre, hotelet më shumë, janë të njohura për shqiptarët edhe sot. Përmendim këtu Hotel Kontinental, Hotel Splendid, Hotel Bristol, apo Albergo degli Bogi në Durrës (Hotel Vollga).
Një artikull i gazetës “Vullneti i Popullit” i 29 korrikut 1930, që e risjell për lexuesin Politiko.al, shpreh kohe shqetësimin për emërtimin në gjuhë të huaj të këtyre bizneseve, por edhe shumë të tjerave në Tiranë. Titulli i artikullit, “Një mani e çuditëshme”, e shpreh që në hyrje tendencën e shqiptarëve të atyre viteve për t’u vënë emra të huaj hoteleve, apo restoranteve të tyre. Autori i artikullit shpreh githashtu shqetësimin se kjo tendencë po vinte gjithnjë e në rritje.
“Nuk e dimë a do t’i ketë vajtur kujt ndërmend ta bëjë këtë vërejtje. Një mani e çuditëshme i ka zënë pronarët e hoteleve, kafeneve dhe ëmbëltoreve në kryeqytet, të konkurojnë me njëri-tjetrin për të gjetur ndonjë emër sa më ekstravagant me ngjyrë ndërkombëtare, që ta vënë në tabelën e dyqaneve të tyre.
Një shqiptari që vjen për herë të parë në Tiranë, me të hyrë në rrugët më të para do të pyeste veten nëse është në kryeqytetin e vendit të tij, apo e kanë hedhur gabim në ndonjë breg deti të huaj, të rrahur nga avulloret e të gjitha kombeve. Sepse i habitur ai do ta gjejë veten përpara hoteleve, kafeve dhe restoranteve me emra të huaj, njëri më i çuditshëm se tjetri. Do të këndojë me radhë emrat: Hotel Royal, Hotel Stamboll, Hotel Bristol, Internasjonal, Hotel Adriatik, Grand Hotel, Hotel Splendid, Hotel Kontinental, Hotel Central, Hotel Metropol, Hotel Palace; pastaj Kafe Roma, Kafe Bukureshti, Amerikan Bufe, Patiseri Parisjen, Patiseri Bella Venecia, etj”, shkruhet në artikull.
Më tej autori shton se kjo do të ishte e justifikueshme nëse hotelet dhe restorantet me këto emra do të ishin pronë e të huajve, por pronarët e tyre janë të gjithë shqiptarë. Ai e konsideron me shqetësim adoptimin e këtyre emrave nga shqiptarët si një fyerje ndaj gjuhës shqipe, duke treguar se kjo e fundit nuk është e denjë të ketë emrat e saj ndër hotelet dhe kafenetë e luksit.
“Një përbuzje kaq e ulët për fjalët e gjuhës amtare nuk shihet në asnjë qytet apo katund të botës”, thotë ndër të tjera artikullshkruesi, i cili, duke bërë një krahasim të Shqipërisë me vendet e tjera për sa i përket këtij fenomeni, shprehet se numri i këtyre raseve atje ka një ndryshim kolosal me Shqipërinë.
“Pa treguar asnjë shovinizm në pikëpamjet gjuhësore, na duket se kemi të drejtë të kërkojmë një shpirt më patriotik nga pronarët shqiptarë të hoteleve dhe kafeneve. Ata duhet të përdorin fjalët e gjuhës sonë veçanërisht, pasi përdorja e emrave të huaj nuk vjen t’u sjellë asnjë spekullim tregtar.
Në vetvete kjo çështje mund të duket shumë e vogël dhe pa asnjë rëndësi, por në dejet e brendëshme ku lëviz gjaku kombëtar shkakton mjaft tronditje dhe përdorimi i shumtë i emrave të huaj në hotelet dhe kafenetë shqiptare mund të justifikohej vetëm nga pushtimi i ndonjë shteti të huaj, armik i gjuhës sonë”, mbyllet ky artikull i vitit 1930.
Politiko.al po publikon foto të këtyre hoteleve dhe restoranteve, jo vetëm në Tiranë, por në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë, si Durrës, Shkodër, Elbasan etj. Gjithashtu, janë edhe lista e hoteleve kryesore në Shqipëri, menuja e ‘Hotel Gambinos’ për një darkë të shtruar nga Bashkia Tiranë, si dhe dy fatura të Hotel Roma, përfshi dhe një reklamë në italisht për hotelet më të mira në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë.
Në listën e hoteleve të disa prej qyteteve në Shqipëri vihet re se të gjithë emrat janë në gjuhë të huaj. Në këtë listë dallon vetëm qyteti i Kavajës ku emrat e hoteleve janë thuajse të gjitha në gjuhën shqipe.
Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist në Shqipëri, termat e huaj u zhdukën dhe u ndaluan sëbashku me pronën private. Me ardhjen e pluralizmit pas vitit 1990 kjo mani do të kthehej sërish, edhe më egërsisht, e kësaj radhe ndoshta edhe për faktin se për gati gjysëm shekulli termi ‘i huaj’ ishte diçka që shqiptarëve mund t’u rrezikonte lirinë, deri edhe jetën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38