Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Deputetët e PE duan që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës në BE
Një grup prej 63 ligjvënësësh të Parlamentit Evropian i kërkuan BE-së t'i hiqet e drejta e votës së Hungarisë në bllok, në përgjigje të vizitave të fundit të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë dhe Pekin, shkruan Reuters.
Orban u takua me kandidatin presidencial të SHBA-së, Donald Trump javën e kaluar dhe më pas udhëtoi në Rusi për t'u takuar me Presidentin Vladimir Putin dhe me pas ne Pekini për të takuar presidentin kinez Xi Jinping, në një "mision paqeje" të vetëquajtur për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
63 eurodeputet iu drejtuan Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke thënë se kryeministri hungarez Viktor Orbán “ka shkaktuar tashmë dëme të konsiderueshme duke shfrytëzuar dhe abuzuar rolin e Kryesisë së Këshillit”.