Flash News

Bota

Greqia dhe Turqia goditen nga tërmeti

Greqia dhe Turqia goditen nga tërmeti

Turistët në Turqinë perëndimore dhe ishujt grekë u tronditën të hënën në mbrëmje nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë. Tërmeti e kishte epiqendrën pranë ishullit turistik të Rodosit.

Të paktën një person ka vdekur në Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime ndërsa vendasit e panikuar u përpoqën të hidheshin nga ndërtesat e tyre.

Tërmeti goditi rreth 29 km në veri të Rodosit, më i madhi nga ishujt Dodekanezë pranë kufirit me Turqinë.

Valët e goditjes u ndjenë në pjesë të Greqisë jugore, Turqisë perëndimore dhe zonave bregdetare të Detit Egje, thanë raportet lokale.

Dhjetëra vendas u dërguan në spital për trajtim në Mugla të Turqisë, pasi pësuan lëndime ndërsa përpiqeshin të dilnin me nxitim nga shtëpitë e tyre.

Të fundit