Flash News

KRYESORE

Budina: Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës

Budina: Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e

Aktori dhe regjisori Edmond Budina mendon se shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës. Ai është rikthyer në Shqipëri, pas 23 vitesh qëndrimi në Itali e thotë se pavarësisht se ka jetuar në një shtet të huaj, kurrë nuk është larguar nga Shqipëria.

“Për Teatrin kam ardhur se aty kam lindur në njëfarë kuptimi, aty jam rritur. Është normale që të vij dhe luftoj. Nuk është e lehtë, e thjeshtë të marrësh një vendim të tillë. Por bindja që ne duhet të japim një shpresë. Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës.

Mua më pëlqen shumë marrëzia shqiptare. Kjo më bën të vij shpesh. Më mirë ndihem këtu se në Itali, në këtë pisllëk, të tërë të ligat e këtij vendi më pëlqejnë, edhe intrigat, se janë mënyrë frymëzimi.”, tha regjisori në “Ora news”

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen dhe të protestojnë.

“Të njëjtën gjë ka bërë Avni Delvina, Genc Sejko. Është një mënyrë artistike për tu kthyer për të protestuar në këtë vend. Rrënja e Tetarit Kombëtar është rrënja e demokracisë përfundimisht. Me dhëmbë, me thonj do ta mbajmë atë ndërtesë. Është çështja e shkatërrimit të demokracisë, vendosjes së diktaturës.”

Të fundit