Flash News

KRYESORE

Burrel/ Një i ri në pranga dhe dy në kërkim, plagosën me thikë dy vëllezërit

Burrel/ Një i ri në pranga dhe dy në kërkim, plagosën

Një person u arrestua dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se plagosën me thikë dy vëllezër në Burrel. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat ndaluan shtetasit A.N., 28 vjeç, ndërsa po kërkojnë L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç.

Ata akuzohen se ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Kuvendi i Dukagjinit", lagjia "Partizani", Burrel, plagosën me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel.

Të plagosurit morën ndihmën e apë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shteti njofton se “shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për konfliktin që po ndodhte, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku dy prej autorëve kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.”

Të fundit