Çaj sherebele për uljen e nivelit të sheqerit në gjak

Çaji i Sherebelës shërben për uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Ky çaj renditet mes tre çajrave më të mirë që mund të pihen nga diabetikët.

Substancat e tij aktive kanë tendencën të ulin dhe të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Studimet thonë se këto substanca kryejnë të njëjtin funksion si barna të caktuara që u jepen diabetikëve.

Si të përgatisni çajin e sherebelës?

Përgatitja e këtij çaji është shumë e lehtë.

Mjafton të zieni një filxhan ujë dhe të hidhni një lugë gjelle me gjethe sherebele.

Gjethet mund t’i mbani në ujin e nxehtë në varësi të llojit të çajit që dëshironi, pra me aromë të fortë apo të butë.

Sipas dëshirës në çajnik mund të hidhni lëngun e një limoni dhe lëkurën e tij. Pasi të kenë zier për disa minuta mund ta hiqni nga zjarri.

Kullojeni çajin dhe më pasurojeni atë me sheqer ose mjaltë.

Ky çaj mund të serviret i nxehtë ose edhe i ftohtë në akull.

Efektet anësore të këtij çaji

Sherebela përmban një substancë e njohur si thujone e cila është përgjegjëse për aromën karakteristike.

Në doza normale, thujona nuk përbën rrezik, ama në doza të larta ajo mund të jetë toksike.

Pirja ekstreme e filxhanëve me çaj sherebele në ditë dhe konsumi i këtyre gjetheve në forma të tjera për një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat./agroweb