Flash News

KRYESORE

Ceremonia mortore për Kacifas, Ministria e Jashtme e Greqisë apel për shtetasit e saj

Ceremonia mortore për Kacifas, Ministria e Jashtme e Greqisë apel

Ministria e Jashtme e Greqisë i ka bërë apel shtetasve të saj që ndodhen në Bularat të Gjirokastrës të tregojnë vetëpërmbajtje. Një numër i lartë grekësh ndodhen sot në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”, thuhet në reagimin e MPJ-së greke.

Rreth nëntë autobusë me shtetas grekë kanë mbërritur nga kufiri me Greqinë që prej ditës së djeshme, ndërkohë që autoritetet shqiptare u kanë ndaluar hyrjen disa personave që konsideron të rrezikshëm dhe ekstremistë.

Të fundit