Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Çfarë është ‘Nord Stream II’ që detyroi Trump të akuzojë Gjermaninë se është peng i Rusisë?
Kritikat e Presidentit Donald Trump për përfshirjen e Gjermanisë në një marrëveshje me Rusinë për një tubacion gazi, i dhanë shkas dy ditëve me tensione në takimet e NATO-s në Bruksel por mund edhe të kenë përcaktuar tonin për takimin e Helsinkit me Presidentin rus, Vladimir Putin të hënën.
Në një shkëmbin të tensionuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën, Trump tha se Gazjellësi Verior 2 (Nord Stream II), që do të dërgonte gaz në Gjermani direkt nga Rusia përmes Detit Balltik, e bën vendin më të madh dhe më të pasur të alencës perëndimore në Evropë, “krejtësisht të kontrolluar” nga Rusia dhe “rob” të saj.
"Ne duhet t’ju mbrojmë ju nga Rusia por Gjermania po i paguan miliarda dollarë Rusisë dhe mendoj se kjo është shumë e gabuar”, i tha Presidenti Trump zotit Stoltenberg.
Sipas udhëheqësit amerikan, Gjermania “i eliminoi komplekset e veta të qymyrit dhe energjisë bërthamore, dhe po merr shumë më tepër naftë dhe gaz nga Rusia. Mendoj se NATO-ja duhet ta shqyrtojë një gjë të tillë”.
Si konsumatori më i madh i Evropës në gaz natyror, Gjermania mbështetet tek Rusia për afro gjysmën e importeve të saj të gazit, që përbën 20 për qind të sasisë së përgjithshme të energjisë, sipas grupit Marex Spectron me qendër në Londër. Shoqata Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që kërkesa për gaz natyror në Gjermani të rritet 1 për qind në pesë vitet e ardhshme, ndërsa Berlini vazhdon nxjerrjen graduale nga përdorimi të të gjitha komplekseve me enegji bërthamore deri në vitin 2022.
Gazsjellësi Verior 2 që është zgjerim Gazsjellësit Verior 1, parashikohet të përfundojë në vitin 2019 dhe pak a shumë do ta dyfishonte volumin e eksportit rus në këtë drejtim.
Trump thotë se zgjatja prej 11 miliardë dollarësh dhe afro 1 mijë e 300 kilometra nga Rusia në Gjermani do t’i jepte Moskës më shumë peshë gjeopolitike në Evropë në një kohë intensifikimi tensionesh ndërkombëtare, një linjë mendimi e ngjashme me atë të ish-presidentëve Barack Obama dhe George W. Bush që e kishin kundërshtuar Gazsjellësin Verior 1.
Administratat amerikane janë përpjekur prej kohësh të bindin Gjermaninë, konsumatoren më të madhe të energjisë në Evropë, që të blejë Gaz Natyror të Lëngëzuar amerikan, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një sektor të tregut që është mbizotëruar për një kohë të gjatë nga rrugët ruse të shpërndarjes dhe që kalojnë përmes Ukrainës.
Polonia dhe Lituania që janë mes kritikëve më të zëshëm të Gazsjellësit Verior 2 në Evropë, kanë ndërtuar terminale të Gazit Natyror të Lëngëzuar që do të përfitonin nëse Shtetet e Bashkuara marrin këtë kontroll. Por vende të tjera ish-sovjetike si Ukraina, Letonia dhe Estonia, kanë paralajmëruar prej kohësh se një mbështetje në rritje tek energjia ruse jo vetëm që komprometon sigurinë evropiane, por edhe shpërblen Rusinë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe fushata të tjera për destabilizimin e Bashkimit Evropian.
Në vitin 2009, një mosmarrëveshje mes Moskës dhe Kievit, çoi në ndërprerjen e furnizimit me gaz të Evropës Perëndimore në mes të dimrit, duke lënë shumë vetë pa ngrohje.
Kritikët e Gazjellësit Verior 2, thonë se ai jo vetëm do t’i privonte vende transit si Polonia dhe Ukraina nga miliarda dollarë nga tarifat e tranziti, por do t’u jepte mundësinë Rusisë që të penalizonte kundërshtarët në Evropën Lindore pa sakrifikuar marrëveshje fitimprurëse me perëndimin.
Ekspertja e Energjisë në Këshillin e Atlantikut, Agnia Grigas, thotë se Gazjellësi Verior 2 bie ndesh me strategjinë zyrtare të BE-së për sigurinë e energjisë.
"Nëse ndërtohet ky gazsjellës, Gjermania do të ishte vendi i BE-së më i ekspozuar ndaj ndikimit të dyshimtë rus. Moska prej kohësh është mbështetur tek biznese dhe ligjvënës gjermanë për të përparuar objektivat e veta strategjike. Për shembull, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kompani të mëdha gjermane me lidhje të konsiderueshme biznesi me Rusinë ishin ndër kritikët më të ashpër të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës”, shkruante ajo së fundmi.
Duke iu përgjigjur sulmit verbal ndaj Berlinit, Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se e dinte shumë mirë nga përvoja e saj në fëmijëri, se ç’do të thoshte të jetoje nën kontrollin sovjetik.
Por ajo shtoi se marrëveshjet e energjisë me Rusinë nuk e bëjnë Berlinin e shekullit të 21-të, rob të Moskës.
Paraardhësi i Merkel, Gerhard Schroeder, që e kishte pasur prej kohësh mik presidentin rus Putin, e kishte mbështetur Gazjellësin Verior që para se të humbte pushtetin në vitin 2005. Më pas ai u bë kryetar i Rosneftit, kompania më e madhe e naftës në Rusi, që është nën kontrollin e Kremlinit.
Në mars, politikanët evropianë i shtuan thirrjet për sanksione kundër ish-kancelarit për përfaqësimin nga ana e tij të interesave ruse, por emri i tij nuk është deri tani mes individëve të vënë në shënjestër nga sanksionet. (Zëri i Amerikës)
Dy ditë përpara samitit, Kremlini: Për Rusinë, Trump është një partner
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24