Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi tregon ku ka gabuar në jetë

Deputeti demokrat Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin Soiree, pyetjes me maskë të moderatores Jonida Shehu, nëse do të donte të ishte bërë i pasur iu përgjigj: “Absolutisht do doja si gjithë njerëzit të isha bërë më i pasur sesa jam sot. Ai që thiotë ndryshe është gënjeshtar”.

Ndërsa më tej, i pyetur nga Jonida Shehu nëse i ka bërë të gjitha zgjedhjet e duhura në jetë ai tha: "Ndoshta për këtë punën e pasurisë kam gabuar pak. Kur u bë qeverua e parë shqiptare demokratike ishim tre të pasur, të tjerët ishin të varfër. Sot pas 30 viteve kemi mbetur vetëm ne të tre të varfër”.

I pyetur nëse janë të tretë pasurit e fillimit, Shehi tha, “Pak a shumë ne jemi” , pa dashur të përmendë emrat e kolegëve të tij.

Të fundit