Flash News

KRYESORE

Demiraj: Shumë shpejt informacione të rënda nga shërbimet gjermane dhe amerikane

Demiraj: Shumë shpejt informacione të rënda nga shërbimet

 Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se shumë shpejt do të zbulohen informacione të rënda nga shërbimet gjermane dhe amerikane.

Çani: A është qesharake e gjithë kjo situatë? Kur Lu thotë se në janar do ketë arrestimi i peshqve të mëdhenj? Do të thotë se dosjet janë gati?

Demiraj: Në gjykimin tim sipas praktikave ndërkombëtare është e tejkaluar përcaktimi i afateve se kur do të arrestohen njerëzit. E bën sepse situata këtu është aq problematike.

Doda: Ajo që thotë Zheji që të na mbajë me gajret.

Demiraj: Deklarata e zt.Lu nuk është personale. Para një muaji, për herë të parë Trump fluturoi në Florida dhe takoi shtetasit me shtetësi kubaneze dhe tha se do të mbështesë vendet me të shkuar komuniste.

Doda: Kjo është shumë e përgjithshme. Problemi është gjeopolitika. Kemi një proces në Kroaci, Serbi, është në Kosovë.

Gjonaj: Në Serbi.

Demiraj: Ka informacione shumë të sakta. Ka dosje. 

Doda: Dosjet nuk kanë shkuar në prokurori. 

Demiraj: Ka informacione nga shërbimet e huaja, të cilat do të nxirren. Pse është e rastësishme çështja e Italisë? Pas kësaj, do të nxjerrë Itali, Holanda.

 

Të fundit