Flash News

KRYESORE

Dënohen me burg dy nipërit e ish-deputetit socialist

Dënohen me burg dy nipërit e ish-deputetit socialist

Ditën e sotme, pas 29 seancash gjyqësore gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.

Gjykata në vendimin e saj deklaron se Damjan Ndoka është dënuar me tre vjet heqje lirie, ndërsa Vilson Ndoka me 8 vite burg.

Mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga vrasje e mbetur në tentativë në kanosje, gjë që nuk është pranuar.

Kujtojmë që dy kushërinjtë Ndoka më 16 shtator 2014-të tentuan të vrasin Fatmir Nikollin. Fatmir Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës. Nga breshëria e plumbave qe plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka.

Të fundit