Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimi i naftës rreth 200 lekë për litër, ministrja e Ekonomise: Nuk jemi në fazën që të krijojmë Bordin e Transparencës

Çmimi i naftës rreth 200 lekë për litër, ministrja e

Ndonëse në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se nuk jemi ende në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit të Transparencës. 

"Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngriti alertin për rritje e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që ë mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm.
Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim.

Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet kjo është ajo që ne do të ndjekim me bazë ditore", tha ministrja Ibrahimaj para mediave. 

 

Të fundit