Flash News

Ditari i Opozitës

"60% ia paguajmë qeverisë", Bozdo: Shqiptarët, më të varfërit, por me çmimin më të shtrenjtë të naftës në Evropë

"60% ia paguajmë qeverisë", Bozdo: Shqiptarët, më

Deputeti i PD, Eno Bozdo ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Bozdo thekson se Shqipëria ka sot çmimin me të shtrenjtë në Evropë, në krahasim me fuqinë blerëse.

Sipas tij, arsyeja kryesore është që në çmimin që paguajmë sot për një litër karburant, 60% të këtij çmimi ia paguajmë qeverisë.

"Shqipëria ka sot çmimin më të shtrenjtë të naftës (lëndës djegëse) në Evropë, në krahasim me fuqinë blerëse, edhe pse shqiptarët janë më të varfërit në Evropë!
Arsyeja kryesore (ndoshta e vetme) është që në çmimin që paguajmë sot për një litër karburant, 60% të këtij çmimi ia paguajmë qeverisë.
Është një ngarkesë fiskale nga më të lartat në botë.

Në vendet fqinjë, karburanti kushton mjaft më lirë, deri në 30% më lirë siç është rasti i Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha qeveritë në botë po shqyrtojnë skema për të lehtësuar rritjen e çmimit të naftës, në mbështetje të konsumatorëve dhe ekonomisë. Vetëm në Shqipëri nuk ka asnjë përpjekje serioze për t’i paraprirë situatës që po shpaloset me shpejtësi këto ditë: kriza ka sjellë rritjen e çmimeve, me ndikim të madh në ekonomi.

Nuk mjaftojnë disa fotografi të një takimi të qeverisë me grosistët e naftës. Kjo është thjesht propagandë. Ajo që na duhet është një mekanizëm real për ti dhënë përgjigje shqetësimit sot: sa do dëmtohemi si familjarë dhe si ekonomi, nga çmimet e rritura të karburanteve? Si do të mbrohemi nga kjo krizë?
Ne nuk shmangim dot krizat, por kemi në dorë që t’ua bëjmë më të lehtë shqiptarëve atë. Duhet ta marrim këtë çështje me shumë seriozet, ashtu siç edhe vender e tjera po bëjnë!", shkruan Bozdo. 

Të fundit