Flash News

Ditari i Opozitës

"Agjëron në qeli", Berisha ironizon Veliajn: Duhet të pastrojë shpirtin nga vjedhjet

"Agjëron në qeli", Berisha ironizon Veliajn: Duhet të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ka deklaruar në rrjetet sociale se ka nisur agjërimin për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit.

Berisha e ironizoi nga oborri i Kuvendit duke thënë se nëse Veliaj duhet të pastrojë shpirtin nga vjedhjet që ka bërë.

“Nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë, po i them që të gjitha vjedhjet e tij tua kthej të varfërve dhe t’jua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin. Zoti është mëshirë plotë edhe ia pranon”, tha Berisha.

 

Të fundit