Flash News

Ditari i Opozitës

"Bojkotoni Ramën!"/ Berisha thirrje gazetarëve: Mos i transmetoni asnjë fjalë të marrëzirave që flet

"Bojkotoni Ramën!"/ Berisha thirrje gazetarëve: Mos i

Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë një thirrje gazetarëve për të bojkotuar Edi Ramën dhe për të mos transmetuar asnjë fjalë dhe presje të deklaratave të tij, derisa ai të dalë përpara gazetarëve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi situatën e parlamentit si "gjeminë e braktisur nga kapiteni", duke theksuar se Rama ka braktisur kryeministrinë dhe ka shmangur të qenët i pranishëm në seanca të shumta. 

Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni. Edi Rama ka braktisur gjeminë që po mbytet dhe nuk do të jetë i pranishëm. Ka javë të tëra që nuk duket dot në parlament, por ka më shumë që nuk del dot para jush. Këtë e konsideroj akt të rëndë. Dhe ftoj mediat që gjersa ai t  dalë para gazetarëve të mos i transmetojnë asnjë fjalë dhe presje të marrëzirave që flet”, tha Berisha.

Të fundit